1.4 milion vizitorë gjatë korrikut në Shqipëri

1 milion e 403 mijë e 333 të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin korrik, raporton EN. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë gjatë pikut të sezonit turistik është 21% më i lartë se një vit më parë dhe 226 mijë e 500 ose 16% më shumë se në 2019-n.

1.363.521 kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu 97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut.

INSTAT raporton se rritjen më të madhe e kanë patur turistët nga Spanja me 3.8 herë më shumë dhe Italia me 48% më shumë se një vit më parë, ndërsa vizitorët nga Zvicra kanë rënë me 4.2 herë krahasuar me janar-korrikun e një viti më parë.

Mënyra e udhëtimit në Shqipëri mbeten rrugët tokësore, edhe pse këtë vit numri i qytetarëve që kanë përdorur aeroportin është dyfishuar nga 176 mijë në korrikun 2021, në 272 mijë për korrikun e këtij viti.

Edhe shqiptarët kanë rritur interesin këtë vit për të bërë pushime jashtë.

Vetëm gjatë korrikut kanë udhëtuar jashtë 556 mijë qytetarë të vendit tonë, kundrejt 476 mijëve që dolën në korrikun e vitit të shkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button