Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së katërt, dallohet derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës

Dy ekipet shqiptare, Shkëndija dhe Struga Trim&Lum, do të ndeshen këtë të diele në kuadër të javës së katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Shkupit, Bregallnicës dhe Makedonija Gj.P. dhe ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Tikveshit.

Në kuadër të javës së katërt, nesër do të luhet vetëm ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Akademija Pandevit.

Ndeshja mes Pobedës dhe Renovës nuk do të zhvillohet, pasi ekipi tetovar është larguar nga garat e Ligës së Parë pak para fillimit të kampionatit.

Në krye të tabelës gjendet Struga Trim&Lum me 9 pikë nga tri ndeshje, Shkëndija dhe Sileksi kanë nga 7 pikë, ndërsa kampioni aktual Shkupi ka tri pikë nga vetëm një lojë e zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button