Kosova s’ka obligim që të kërkojë pëlqim nga KFOR-i për dërgim të Njësisë Speciale në veri

Ish-presidenti Hashim Thaçi në letrën dërguar Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s kishte marrë vetëm obligim që të mos dërgohen njësitë e FSK-së në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it. Por në NATO disa herë kanë sqaruar se Aleanca nuk është pjesë e asnjë aranzhimi që ia ndalon njësive policore të Kosovës shkuarjen në veri. Beogradi po manipulon duke e prezantuar obligimin rreth FSK-së si obligim që të mos dërgohet as Njësiti Special i Policisë, raporton Koha.net.

Për një kohë të gjatë nga Beogradi ka përpjekje për të krijuar një situatë në të cilën Kosova nuk do të mund të dërgonte Njësi Speciale të Policisë në veri.Për një periudhë kohore për një fushatë të tillë Serbia ka hasur në mirëkuptim edhe në disa qarqe në BE, qoftë për shkak se nuk kanë qenë të informuara sa duhet për obligimet nga e kaluara në dialog, apo për shkak se kanë mbajtur anën e Beogradit në këtë interpretim.

Ish-presidenti Hashim Thaçi në letrën dërguar Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s kishte marrë vetëm obligim që të mos dërgohen njësitë e FSK-së në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Por në NATO disa herë e kanë sqaruar se Aleanca nuk është pjesë e asnjë aranzhimi që ia ndalon njësive policore shkuarjen në veri. Beogradi po manipulon duke e prezantuar obligimin rreth FSK-së si obligim që të mos dërgohen as njësitë e policisë speciale.

Zyrtarët më të lartë të BE-së kishin shkaktuar problem serioz, pasi kishin nxituar kur një aksion të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, që ishte i orientuar drejt luftës kundër krimit të organizuar, e quajtën “veprim të njëanshëm” i cili “rrit tensionet”.

Zyrtarë të BE-së, ndonëse jo zyrtarisht, pohonin se “Kosova nuk mund të dërgojë Njësi Speciale të Policisë pa pëlqimin e KFOR-it dhe përfaqësuesve të popullatës lokale”. Këto burime në atë kohë thirreshin në një “obligim që Kosova ka marrë gjatë procesit të dialogut”.

Por pas shumë hulumtimesh Koha Ditore nuk gjeti asnjë gjurmë të vetme se Kosova në dialog, apo në ndonjë marrëveshje me NATO-n, ka marrë ndonjë obligim që të mos dërgojë Njësi Speciale të Policisë në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.

Për më tepër edhe disa ish-diplomatë të BE-së thonin se “një gjë e tillë do të ishte edhe kundër frymës dhe marrëveshjeve të dialogut pasi si rezultat i madh në dialog përmendet pikërisht shtrirja e autoritetit të Policisë së Kosovës në tërë territorin”.

Nga selia e NATO-s në Bruksel shumë shpejtë kishin sqaruar se “ekzistojnë aranzhime rreth FSK-së” por jo edhe për policinë. NATO ka në Kosovë rol ushtarak ndërsa ka pasur mandate edhe për trajnim e FSK-së. Por NATO nuk ka hyrë në aranzhime rreth policisë, edhe pse në terren ka bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për shtyp në Beograd mbante në dorë një letër të cilën e paraqiste si “dëshmi” se “Prishtina nuk mund të dërgojë bandat e saja në veri”, duke aloduar në Njësitë Special të Policisë së Kosovës.

Por duket se fjala ishte për letrën të cilën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia kishte dërguar Sekretarit të atëhershëm të përgjithshëm të NATO-s Andres Fogh Rasmussen.

Më atë letër, për të cilën menjëherë kishte raportuar Koha Ditore, ndonëse ishte komunikim sekret, ish-presidenti Thaçi kishte marrë vetëm obligim që të mos dërgohen njësitë e FSK-së në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it. Por në NATO disa herë e kanë sqaruar se Aleanca nuk është pjesë e asnjë aranzhimi që ia ndalon njësive policore të Kosovës shkuarjen në veri. Beogradi po manipulon duke e prezantuar obligimin rreth FSK-së si obligim që të mos dërgohen as njësitë e policisë speciale.

Garanci nga NATO për mos dërgimin e njësive të FSK-së në veri pa pëlqimin e KFOR-it kishin kërkuar para se ta pranojnë Marrëveshjen e Brukselit pikërisht presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në atë kohë zëvendëskryeministër, dhe kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Dhe duket se kjo ishte hera e parë që këta dy politikanë, ish-bashkëpunëtorë të Sllobodan Millosheviqit, kishin ardhur në selinë e NATO-s.

BE, pas kërkesave të njëpasnjëshme që të shprehen se në çfarë baze mendojnë se Kosova nuk mund të dërgojë njësitë e policisë speciale në veri të Kosovës, u detyrua ta pranojë se “një obligim i tillë nuk ekziston nga dialogu” por bën një spin duke tentuar ta paraqes këtë si “realitet dhe praktikë të zakonshme”.

Kështu ishte përgjigjur zëdhënësi i BE-së Peter Stano më 14 tetor të vitit 2021 në pyetjen se a ka obligim Kosova nga dialogu që të mos dërgojë njësi speciale të policisë në veri të Kosovës:

“Nuk ekziston marrëveshje nga dialogu e cila do të parandalonte dislokimin e njësive të policisë speciale nga jugu në veri, por është një praktikë e zakonshme që të koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare dhe ta informoj KFOR-in në mënyrë paraprake”.

Ky zëdhënës i BE-së, duke iu referuar aksionit të atëhershëm të njësive speciale të policisë së Kosovë, pati thënë se “autoritetet e Kosovës nuk e kishin njoftuar paraprakisht BE-në, përfshirë misionin e EULEX-it si përgjegjës të dytë të sigurisë, për operacionin e tyre, edhe pse ky mision është në Kosovë pikërisht për të ndihmuar autoritetet në vendosjen e rendit dhe ligjit dhe për të krijuar e mbajtur një ambient të sigurtë”.

Përkundër faktit se edhe NATO, edhe KFOR-i dhe në fund edhe BE-ja në një mënyrë kanë hedhur poshtë se ekziston obligim i Kosovës që të mos dërgojnë njësi speciale të Policisë në veri, Serbia vazhdon ta përmend si fakt se një obligim i tillë ekziston, dhe kjo shpesh po bëhet shkas edhe për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës. Serbia madje përdor termin “upad” (depërtim) sa herë që në veri dërgohen forca policore, duke vazhduar të krijojë përshtypjen se ndarja e Kosovës është “realitet në terren”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button