RMV, dyfish më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 867 të testuarve kanë rezultuar 252 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 252
- Riinfektime: 59
- Të vdekur: 0
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 5
- Të shëruar: 426
- Testime: 867
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 2.239. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri, Kavadari dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 339.492
- Të shëruar: 327.780
- Të vdekur: 9.473
- Testime: 2.147.514
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/