fbpx

Deri më 5 shtator në Shkup do të jetë e hapur ekspozita për Nënën Terezë

Në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup do të jetë e hapur ekspozita për përkujtimin të nobelistet Gonxhe Bojaxhiut, e njohur si Nëna Terezë, transmeton Portalb.mk.

“Me realizimin e manifestimit, IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës nga sot deri më 5 shtator do të shënojë 112 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetori nga vdekja e të shenjtës Nënë Tereza”, sqaroi Ministria e Kulturës.

Në ora 18:00 planifikohet hapja e “Ekspozitës retrospektive të fotografive” në këtë institucion.

“Në suaza të programit të manifestimit do të shfaqen filmat dokumentarë për Nënë Terezën: “Sipas veprimeve të Nënë Terezë”, “Vizitat e Nënë Terezës në Shkup”, “Diçka të bukur për Zotin“, etj”, raportoi Ministria, duke sqaruar që do të bëhet edhe promovimi i librit “Nënë Tereza- shenjtore, bamirëse, misionare“.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar më 10 shkurt se për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button