Për shkak falsifikimit të parave, u arrestua shkupjani 39 vjeçar në Tetovë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 39 vjeçarin nën dyshimet për falsifikim të parave në vlerë prej mijëra euro, transmeton Portalb.mk.

“Në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria O.I. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për “falsifikimin e të hollave”, vepër penale e dënueshme sipas nenit 268 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Në momentin e arrestimit te ai janë gjetur 29 bankënota nga 100 euro, ndërsa dyshohet se ka përdorur para të falsifikuara edhe në Kërçovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button