Tetovë, pas mesnate do bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave

Sonte pas mesnate në zonën  e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 00:00 deri në orët e para të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

“Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.

Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike, shi apo erë, dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër.

Kujtojmë që kjo është e disata herë këtë vit që Komuna bën dezinsektimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button