Itali, u fundos superjahti 40 metërsh “My Saga” (Video)

Një superjaht gati 40 metra i gjatë u fundos gjatë fundjavës në Sicili, ndërsa ngjarja u dokumentua e tëra në videon e kapur nga Roja bregdetare e Italisë, transmeton Portalb.mk.

Një video e postuar në Twitter tregon “My Saga” që po lufton me valët përpara se të fundoset ngadalë.

Jahti po lundronte nga Gallipoli për në Milazzo – të dyja vendet në ishullin e Sicilisë – të shtunën kur papritur filloi të hynte në të uji dhe pas disa orësh jahti u fundos 9 milje detare nga porti i Catanzaros.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët u shpëtuan të padëmtuar, njoftoi roja bregdetare italiane.

Hetimet për shkaqet e fundosjes janë në vijim e sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button