Moti në RMV: paradite me diell, pasdite shi, bubullima dhe erë e fortë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite, sidomos në pjesët perëndimore do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, njoftoi  Drejgtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte jostabiliteti dhe në disa pjesë do të ketë reshje të rrëmbyeshme me bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.

DPHM bën të ditur se periudha aktuale e motit të paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të shtunën, paradite me mot me diell, pasdite dhe mbrëmje me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

Nga e diela do të ketë kushte jostabile kryesisht në pjesët perëndimore, me përjashtim të së hënës që do të jetë e paqëndrueshme në disa zona të vendit. Nga e shtuna temperatura ditore do të ketë rritje graduale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button