Thirrje e hapur për sipërmarrje sociale për punësimin e të rinjve

Në kuadër të projektit “Sipërmarrja sociale për punësimin e të rinjve”, Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRNM) hapi thirrjen për mbështetje financiare të ndërmarrjeve sociale, e cila synon ngritjen e cilësisë së të rinjve në vend duke i aktivizuar ata në gjithëpërfshirje, shërbimet sociale, zhvillimi i teknologjive inovative për përfshirjen e të rinjve nga kategoritë vulnerabël dhe për të inkurajuar fuqizimin ekonomik të ndërmarrjeve sociale të udhëhequra nga të rinjtë, transmeton Portalb.mk.

KRNM thotë se rezultatet e pritshme të mbështetjes financiare janë ulja e shkallës së papunësisë së të rinjve, rritja e numrit të ofruesve të shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga të rinjtë, rritja e lëvizshmërisë së kategorive të rrezikuara të të rinjve në tregun e punës, forcimi i kapaciteteve të punonjësve në ndërmarrjet sociale.

Është planifikuar të ofrohet mbështetje financiare për aplikacionet që do të fokusohen në një nga dy fushat e mëposhtme: Krijimi i ndërmarrjeve të reja sociale rinore dhe zhvillimi i teknologjive inovative dhe përmirësimi i shërbimeve të sipërmarrjeve sociale ekzistuese që ndihmojnë përfshirjen dhe punësimin e të rinjve romë, të rinjve pa kujdes prindëror, të rinjve me aftësi të kufizuara, vajzave të reja, të rinjve- të shëruar vartës të lëndëve narkotike.

Shuma totale për këtë thirrje është 110.000 euro. Shuma minimale që mund të kërkohet është 5.000 euro dhe shuma maksimale që mund të kërkohet është 11.000 euro.

Aplikimi për këtë thirrje për ata që aplikojnë për fushën 1 është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm link.

Aplikimi për këtë thirrje për ata që aplikojnë për fushën 2 është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm link.

Thirja e plotë është në këtë link.

Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se ora 16:00, 10 shtator 2022, në adresën e mëposhtme: [email protected].

Mund të bëhen pyetje në lidhje me thirrjen ekskluzivisht me shkrim   e-mail: [email protected]jo më vonë se 25.08.2022.  Përgjigjet e pyetjeve do të publikohen në www.nms.org.mk jo më vonë se 28.08.2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button