Sonte fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë “ODA” (FOTO)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë “TIFF ODA” nuk do të braktis qytetin dhe dashamirët e filmit as këtë vit. Në edicionin e tij të njëmbëdhjetë festivali vjen me plot risi dhe shumë filma nga zhanre të ndryshme të cilat nga sonte në ora 19:30 do të fillojnë të shfaqen përpara publikut tetovar. Festivali do të hapet me filmin “Vera andrron detin” në regji të Kaltrina Krasniqit, shkruan Portalb.mk.

Dashamirët e filmit, nga sonte, pa bileta dhe pa pagesë, në Pallatin e Kulturës dhe Fakultetin e Arteve në Tetovë do të kenë mundësi të shohin disa premiera, si dhe një përzgjedhje shumë të pasur të filmave triumfues në festivalet më të mëdha botërore si: Oscar, Kan, Berlin, Venecia dhe të tjerë, e cila sipas organizatorëve i jep më shumë vlerë festivalit.

Foto: TIFF ODA
Foto: TIFF ODA

Këtë vit për festivalin kanë aplikuar 8185 filma nga 110 vende të botës, ndërsa vetëm 51 prej tyre do të shfaqen në ekran për publikun, prej të cilave 46 garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori edhe atë:

  • Cine Balkan Panorama
  • Short Fiction
  • Short Documentary
  • Short Animation
  • Short Student

Juria e kategorive të lartpërmendura përbëhet nga emra profesionist të fushës, mes të cilëve regjisorja Blerta Basholli, aktori Arben Baraktaraj, Vlladimir Bllazhevski dhe të tjerë.

Më poshtë mund të shihet edhe komplet programi dhe filmat e këtij viti.

Foto: TIFF ODA
Foto: TIFF ODA

Festivali do të zgjas deri të mërkurën apo deri më 31 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button