Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të takohen në Bruksel

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rënë dakord të takohen në Bruksel më 31 gusht për bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, tha qeveria armene më 25 gusht, raporton REL.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Takimi vjen pas një shpërthimi luftimesh mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut nga 1 deri më 3 gusht, në të cilin u vranë të paktën një ushtarë azerbajxhanas dhe dy armenë etnikë.

Të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për dhunë. Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua në Bruksel më 22 maj, me iniciativën e Charles Michel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button