Federata publikoi çmimin e biletave për ndeshjen e ardhshme të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut

Në seancën e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit në Maqedoni (FFM), u përcaktuan edhe çmimet për ndeshjen e Maqedonisë së Veriut kundër Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja do të zhvillohet më 26 shtator në stadium “Todor Proeski” në Shkup.

“Çmimet e biletave për ndeshjen do të jenë 250 dhe 350 denarë. Biletat do të shiten përmes rrjetit të shitjes së MKTikets, partneri zyrtar i FFM-së për shitjen e biletave”, raportoi Federata.

Një person do të mund të blejë më së shumti katër bileta, shoqëruar me dokumentet e identifikimit.

Federata vendosi që hyrja për ndeshjen ndërmjet vajzave të Maqedonisë dhe Letonisë të jetë e lirë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 1 shtator duke filluar prej orës 16:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button