Sonte përsëri do të ndryshojnë çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nga mesnata do të ketë rritje të çmimit për dizelin dhe mazutin, ndërkohë çmimi i benzinës nuk do të ndryshojë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,292 den/kg”, raportoi Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni vendosi që çmimi i benzinës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri të mos ndryshojë, ashtu që BS-95 do të shitet për 89 denarë, BS-98 për 91.5 denarë, eurodizeli 98.5 denarë, vaji ekstra I lehtë 93 denarë, ndërsa mazuti 52.978 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button