Sot edhe zyrtarisht u bë certifikimi Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës

Sot edhe zyrtarisht u bë certifikimi Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës. Ky këshill komunal do të jetë i përbërë nga 6 parti politike. 12 këshilltarë do të jenë nga Lëvizja BESA, 11 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, 4 nga VMRO DPMNE, 2 nga LSDM dhe nga 1 këshilltarë nga PDSH dhe AAA, transmeton Portalb.mk.

“Sot në bazë të nenit 37, alinea 4, pika 4 e Kodit zgjedhor, ne si komision komunal i zgjedhjeve ishim të obliguar të shpërndajmë certifikatat për anëtarët e rinj të zgjedhur në këshillin komunal, ndërsa tani mbetet që këshilli të thërrasë seancën konstituive brenda ditëve që janë të parapara në bazë të kodit zgjedhor”, thanë nga komisioni komunal.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, krahasuar me vitin 2021, gjatë zgjedhjeve të së shtunës të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Besa kanë pasur rënie të votave. Për dallim prej vitit 2021, me këto zgjedhje jashtë Këshillit të Tetovës kanë mbetur iniciativa “Më mirë për Tetovën” dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët paraprakisht kishin nga 2 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button