Mariçiq: Sektori civil është partner i shtetit dhe do të jetë pjesë e procesit të negociatave me BE-në

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, ka mbajtur sot takim koordinues me përfaqësues të sektorit civil, para të cilëve shpjegoi procesin e skriningut dhe dha një pasqyrë të shkurtër të aktiviteteve aktuale të Sekretariatit për çështje evropiane në pritje të përgatitjet për takimet e skriningut, të cilat do të fillojnë pas tre javësh, transmeton Portalb.mk.

“Jam i bindur se organizatat e shoqërisë civile do të japin kontribut të rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe progresin drejt anëtarësimit në BE. Sektori civil është partner i njohur i Qeverisë në këtë proces. Ky partneritet dhe bashkëpunim i sinqertë mes shtetit dhe sektorit civil është një nga parakushtet për shfrytëzimin e suksesshëm të fondeve strukturore të BE-së”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se organizatat e shoqërisë civile duhet të përgatiten për pjesëmarrje dhe për përdorimin dhe përthithjen më të madhe të fondet e BE-së.

This slideshow requires JavaScript.

Në takimin me organizatat e shoqërisë civile, zëvendëskryeministri Mariçiq hapi diskutim rreth modalitetit dhe mënyrës se si do të përfshihen përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile në këtë proces, për të cilin do të duhet të pajtohen bashkërisht dhe theksoi se Sekretariati për çështje evropiane tashmë ka angazhuar edhe një ekspert rajonal përmes projektit Mbështetje nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut, i cili do të ndihmonte në përcaktimin e bashkëpunimit, duke krijuar një platformë për përfshirjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile në grupet e punës që nga fillimi i negociatave të anëtarësimit.

“Me fillimin e angazhimit të tij, sigurisht që do të jeni në bashkëpunim të ngushtë që të gjendet një model që do të jetë në të mirë të procesit. Gjatë gjithë procesit, Këshilli për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile do të jetë ura e komunikimit”, theksoi Mariçiq para përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.

Zëvendëskryeministri Mariçiq vazhdon me takimet koordinuese ndërinstitucionale që i ka mbajtur ditët e fundit para finalizimit të strukturës negociuese, e cila duhet të miratohet nga Qeveria javën e ardhshme.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button