Shaqiri: Librat për klasat I, II, IV dhe V do të vonohen pasi po ndryshohet koncepti

Fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve po ndryshohen, nuk do të mbeten pa libra. Ministria e Arsimit, së bashku me Byronë për zhvillimin e arsimit, ka përgatitur materiale që nga 1 shtatori për të ruajtur vazhdimësinë e teksteve dhe vetëm për dy muajt e parë dhe do t’u dërgohen nxënësve në kohë dhe do të sigurohen nga ministria”, premtoi ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

Ai në një paraqitje të mbrëmshme në “Vera e nxehtë politike” në TV Kanal 5, tha se të gjitha tekstet shkollore për nxënësit që mësojnë sipas konceptit të vjetër do të dorëzohen në kohën e duhur.

Shaqiri po ashtu theksoi se deri në fillim të vitit shkollor do të dorëzohen tekstet për klasat e treta, të gjashta, të shtata, të teta dhe të nënta, si dhe për arsimin e mesëm.

Ai shtoi se sa i përket kërkesës së qytetarëve për kthimin e teksteve të shtypura, ka dhënë mbështetjen e plotë që nga fillimi i ardhjes së tij në detyrë, por se ka afate për procedura të caktuara.

Për problemin me dëftesat, ministri nënvizoi përgjegjësinë e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

“Menjëherë reagova në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, që kjo të mos përsëritet, sepse këto të dhëna i kemi paraprakisht, e dimë numrin e nxënësve nga fillimi i çdo viti shkollor, mendoj se përgjegjësia është e Byrosë dhe  pres që ky vit shkollor të përfundojë që fëmijët t’i kenë dëftesat në kohën e duhur”, tha Shaqiri, duke shtuar se është kërkuar përgjegjësi.

Ai thotë se bëhej fjalë për procedura që kanë të bëjnë me afatet ligjore dhe janë respektuar, por gjatë procedurës ka pasur probleme, për të cilat ka shprehur pritjen që në periudhën e ardhshme të mos ketë probleme të tilla nga aspekti teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button