U arrestua 41 vjeçari pasi dyshohet se në tre vitet e fundit ka rrahur tri gra

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 41 vjeçarin nga Shkupi si të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj tri qytetareve në periudha të ndryshme prej vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka arrestuar 41 vjeçarin M.T. na Shkupi për shkak sulmit fizik dhe rrezikimit të sigurisë”, raportoi Policia.

Për 41 vjeçarin tashmë është paraqitur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar.

“Veprën e parë penale i denoncuari e ka kryer më 29.11.2020 në rajonin e Qendrës, gjatë së cilës e ka sulmuar 40-të vjeçaren partneren e atëhershme nga Shkupi. Veprën e dytë penale e ka kryer më 24.07.2021 në rajonin e Karposhit duke drejtuar kërcënime ndaj jetës së gruas 42 vjeçare nga Shkupi. Veprën e tretë penale i denoncuari e ka kryer më datën 09.03.2022 në rajonin e Qendrës ku poashtu e ka sulmuar partneren 34 vjeçare nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime, kurse ka drejtuar edhe kërcënime për jetën e saj”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button