Në Maqedoninë e Veriut rreth 72 % e qytetarëve e shfrytëzojnë internetin për leximin e lajmeve

Në Maqedoninë e Veriut lajme onlajn lexojnë 72 % e qytetarëve të moshës ndërmjet 16 dhe 74 vjet, ndërkohë në vendet e rajonit kjo përqindje është akoma më e madhe, transmeton Portalb.mk.

Ky është rezultat i hulumtimit të EUROSTAT-it, duke raportuar që në Greqi e Kroaci (90 %), Malin e Zi është 80 %, Serbi 77 %, ndërsa në Shqipëri 58 %.

Ndërkohë në vendet e Bashkimi Evropian, nëntë nga dhjetë persona të moshës 16 deri 74 vjet lexojnë lajme onlajn, veçohet Finlanda me 93 %, Lituania e Çekia 92 %. Gjithashtu veçohet edhe Çekia me 59 %.

Leximi i “faqeve onlajn për lajme” është më i popullarizuar tek grup mosha prej 25 deri 54 vjeç (75 për qind), ndërsa meshkujt e kanë shfrytëzuar më shumë (74 %), krahasuar me femrat (71 %).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button