Britania nuk importoi karburant nga Rusia për herë të parë në histori

Britania e Madhe nuk importoi karburant nga Rusia në qershor për herë të parë në histori, raportoi BBC-ja të mërkurën, raporton Koha.net. Importet e mallrave nga Rusia ranë gjithashtu në 33 milionë funte në qershor, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në janar të vitit 1997, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë që kur ajo nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Mbretëria e Bashkuar është zotuar të heqë gradualisht importet ruse të naftës deri në fund të vitit dhe importet e gazit sa më shpejt të jetë e mundur.

Importet e karburantit nga Rusia ranë me 499 milionë funte – ose 100% – krahasuar me mesataren për 12 muajt e mëparshëm deri në shkurt.

Në vitin 2021, Britania e Madhe importoi rreth 4% të gazit të saj nga Rusia dhe 11% të naftës së saj, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Produktet e vetme që patën rritje të lehtë ishin kimikatet, nxitur nga rritja e eksporteve të produkteve farmaceutike dhe mjekësore, që përjashtohen nga sanksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button