Ç’po ndodh? Facebook pëson një mosfunksionim, njerëzit shfryëzojnë situatën

Përdoruesit e Facebook në të gjithë botën po përjetojnë një mosfunksionim të madh në gjigantin e mediave sociale, shkruan Class Lifestyle.

Kryefaqet (feed) e përdoruesve janë përmbytur me postime në faqet që ata ndjekin të bëra nga njerëz krejtësisht të panjohur. Njerëzit po i drejtohen Twitter-it për të provuar dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur me llogarinë e tyre në Facebook dhe për të parë nëse janë hakuar apo jo.

Mark Zuckenberg
Mark Zuckenberg

Përdoruesit në mbarë botën po e shfrytëzojnë në maksimum mosfunksionimin, disa njerëz postojnë meme duke e sqaruar situatën, ndërsa të tjerë po e përdorin defektin për t’u përpjekur të promovojnë kanalet e tyre në YouTube ose në mediat e tjera sociale.

Facebook, postime
Facebook, postime

Të tjerë po e përdorin defektin si një mundësi për mbledhjen e fondeve – një përdorues ka raportuar se ka parë dikë që ndan të dhënat e tij Paypal për të marrë donacione për macen e tij të sëmurë.

Disa përdorues po raportojnë se feed-i i tyre duket se po kthehet ngadalë në normalitet, me postimet e rastësishme që vijnë nga faqet, grupet ose njerëzit që ata ndjekin.

Facebook deri më tani nuk ka dhënë një deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button