RMV, 381 të infektuar me kovid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.131 të testuarve kanë rezultuar 381 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 381
  • Riinfektime: 80
  • Të vdekur: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 4
  • Të shëruar: 775
  • Testime: 1.131

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 2.478. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kavadari.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 338.929
  • Të shëruar: 326.990
  • Të vdekur: 9.461
  • Testime: 2.145.675

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button