Qeveria e RMV-së vendosi: Transporti i mallrave ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës do të kryhet pa leje

Qeveria në seancën e djeshme miratoi Informacionin që lejon që transporti i mallrave në trafikun rrugor me Ukrainën të kryhet pa leje deri në fund të vitit, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme u miratua Informata me të cilën Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisësë Veriut dhe Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës u dakorduan që transportuesit e Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut të kryejnë transportin e mallrave në transportin rrugor, dypalësh dhe transit pa leje deri në fund të vitit, sipas parimit të reciprocitetit për të dy vendet”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Sipas Qeverisë, gjatë gjendjes së luftës në Ukrainë, ky është një hap drejt lehtësimit të transportit të transportuesve maqedonas dhe ukrainas në të dy drejtimet, në mënyrë që të lehtësohet mbërritja e ushqimit, barnave dhe derivateve tek shfrytëzuesit përfundimtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button