RMV, deputetët javën e ardhshme do të kthehen në punë

Javën e ardhshme deputetët duhet të nisin sesionin e ri pas pushimeve verore. Sipas njoftimeve, të martën, më 30 gusht, do të mbahet takimi koordinues i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin do të dakordohet dinamika e punës për javën dhe periudhën në vijim, transmeton Portalb.mk

Ndër aktivitetet e para në Kuvend me gjasë do të jetë vazhdimi i punës së Komisionit Parlamentar për zgjedhje dhe emërimet për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues në mënyrë që vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt, si dhe pikat në rendin e ditës të seancave të mbetura pas, përfshirë dhe votimin e ligjeve të caktuara për të cilat nuk kishte kuorum para pushimeve.

Para pushimeve, në takimin e fundit me gazetarët, kryetari i Kuvendit Xhaferi njoftoi se një javë pas kthimit nga pushimet e rregullta do të mblidhen komisionet dhe do të bëhen vazhdime të seancave të caktuara, si dhe se seanca e par e rregullt do të caktohet më 13 shtator.

Xhaferi atëherë theksoi se nëse ka nevojë, seancë e re do të caktohet edhe më herët. Sipas informacioneve nga Kuvendi, nëse Qeveria kërkon shpalljen e gjendjes së krizës, Xhaferi mund menjëherë ose deri më 1 shtator të thërrasë seancë dhe të merret vendimi.

Sipas informacioneve që u ndanë në atë mbledhje, në këtë mandat janë kryer 54 seanca, ndërsa nuk kanë përfunduar 29. Pikat që janë në rendin e ditës të seancave të papërfunduara, siç sqaroi atëherë Xhaferi, nuk kanë kaluar komisionet parlamentare. Seanca të papërfunduara kanë edhe dhjetë komisione parlamentare.

Deputetët zyrtarisht kanë shkuar me pushime pas festës së Ilindenit.

Ndryshe, njohësit e çështjeve politike thonë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut asnjëherë si deri më tani nuk ka qenë joefikas në miratimin e ligjeve, por edhe sa i përket debatit jocilësor pasi puna e tij më shumë është shoqëruar me përplasje e incidente sesa me debatet lidhur me përmbajtjen e ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button