Inspektorati i arsimit vendosi që UKM jashtëligjshëm u ka kërkuar studentëve të ardhshëm deklarata shtesë

Disa ditë para përfundimit të afatit për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, personat e interesuar për të studiuar kanë vështirësi se cilat dokumente duhet të mbledhin për të aplikuar për programe studimore në fakultete. Ditët e kaluara, studentët janë ankuar se fakultetet e këtij universiteti të Shkupit kanë kërkuar nga studentët e ardhshëm të nënshkruajnë dy deklarata – një deklaratë për të mos konkurruar në një universitet tjetër dhe deklaratë për të mos marrë dokumente gjatë regjistrimit në vitin akademik 2022/2023, transmeton Portalb.mk.

Nga Inspektorati shtetëror arsimor (IShA) gjatë ditës së djeshme ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit ka konfirmuar ankesat e studentëve të ardhshëm të UKM-së. Për shkak të urgjencës, është nxjerrë vendim gojor për përjashtimin e dy deklaratave nga dokumentacioni që studentët duhet të dorëzojnë për regjistrim në fakultet, sepse deklarata të tilla janë në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë.

Me shpalljen e mos konkurimir në një universitet tjetër, kandidati për student në UKM merr përsipër të konkurrojë vetëm në një nga njësitë e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi dhe në asnjë universitet tjetër, ndërsa me Deklaratën për mosmarrje të dokumenteve, kandidati student merr përsipër që brenda tre muajve të mos i marrë dokumentet origjinale që i ka dorëzuar gjatë regjistrimit.

Ndryshe, Meta.mk në dy raste gjatë javës së kaluar ka shkruar se sistemi “iKnow” i UKM-së herë pas here nuk funksionon, edhe pse studentët duhet të japin provime dhe t’i raportojnë ato. Problemin më të madh e kanë maturantët, pasi dokumentet e regjistrimit duhet t’i dorëzojnë në fakultete në mënyrë elektronike. Sot ky sistem megjithatë është funksional.

Në ato fakultete të UKM-së ku do të kryhet testimi i njohurive të kandidatëve, afati i parë për regjistrimin e kandidatëve të renditur sipas suksesit të arsimit të mesëm dhe sipas testimit të njohurive dhe aftësive është data 25 dhe 26 gusht, ndërsa testimi i njohurive është më 30 gusht. Bëhet fjalë për Fakultetin e arkitekturës, Fakultetin e arteve dramatike, Fakultetin e arteve të bukura dhe Fakultetin e arteve muzikore në UKM.

Afati i parë për regjistrimin e të interesuarve në fakultetet e tjera të UKM-së është data 30 dhe 31 gusht, afati i dytë është data 15 dhe 16 shtator dhe afati i tretë është 28 shtatori. Këto afate vlejnë për shumicën e fakulteteve të UKM-së ku kandidatët renditen vetëm sipas notave të shkollës së mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button