Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 72-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 72-të mori disa vendime në lidhje me ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, çështjen e energjisë, pensionet për këtë muaj dhe çështje tjera, transmeton Portalb.mk.

U vendos që të angazhohet Ministria për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim Hapësinor që të vendos në funksion hidrosistemin “Shpëtim për Liqenin e Dojranit” për të siguruar rrjedhje të ujit në deri në maksimumet e akumuluesit Palurci. Ky ujë i akumuluar do të shfrytëzohet për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore në Komunën Bogdanci.

Në këtë seancë janë miratuar edhe propozimet e MMJPH për ndërtimin e kanalizimit në Straçincë të Komunës së Gazi Babës, Haraçinë dhe ujësjellësin në Bogdanci.

Përmbajtja e tekstit për konkursin në lidhje me procedurat për përzgjedhjen e kompanisë për furnizimin me energji termike, duke paralajmëruar që në ditët e ardhshme do të publikohen konkurset ne faqen e Qeverisë.

Qeveria vendosi që edhe këtë muaj pensionet të shpërndahen në grupe, varësisht nga niveli i pensionit, duke filluar nga 30 gushti.

Me qëllim lehtësimin e transportit të ushqimit, barnave dhe lëndëve djegëse deri në fund të vitit, Qeveria vendosi të lejojë transportin bilateral dhe transit pa leje për në Ukrainë

Në seancën e 72-të, u pranua dorëheqja e Arafat Muaremit, ndërsa në vendin e tij u emëruar Goran Ivanov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button