Kryeministri Kovaçevski kërkoi që agresioni rus ndaj Ukrainës menjëherë të ndërpritet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerësoi që shtetet janë të bashkuara në mbështetje të Ukrainës, duke kërkuar që agresioni rus duhet të ndërpritet menjëherë, transmeton Portalb.mk.

“Jemi të bashkuar në mbështetje të integritetit territorial në Ukrainë, agresioni rus menjëherë të ndërpritet”, vlerësoi Kovaçevski, duke theksuar që Maqedonia e Veriut është e vendosur për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Ai mori pjesë në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, ku mori pjesë edhe kryetari i Ukrainës, Vlolodimir Zlenski, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen, sekretari general i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shumë udhëheqës të vendeve tjera, si kancelari Sholz dhe Makron.

“I dënojmë sulmet ushtarake ndaj Ukrainës nga ana e Federatës Ruse dhe krimet e forcave ruse ndaj popullatës civile”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar që sa më shpejtë që do të ndalet lufta, aq më pak do të kemi viktima, ndërsa do të rritet mundësia për rehabilitimin e ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button