Të enjten në Strugë do të mbahet festivali “Ura Folklorike”

Qytetarët dhe turistët në Strugë do të kenë mundësi të enjten të ndjekin shfaqjet e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Ura Folklorike”, transmeton Portalb.mk.

“Të enjten (25 gusht) në Parkun e Poezisë në Strugë do të mbahet edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik Ura Folklorike”, raportojnë nga Ministria e Kulturës, institucion i cili mbështet realizimin e këtij festivali.

Në këtë festival planifikohen shfaqje të këngëve dhe lojërave tradicionale nga tetë ansamble dhe shoqëri që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button