Ishim të befasuar nga vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, vlerësoi ambasadorja austriake në Sofje

Ambasadorja austriake në Sofje, Andrea Vike sot deklaroi se ajo dhe kolegët e saj në Sofje ishin të befasuar nga vetoja e Bullgarisë në vitin 2019 për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, kjo ata i ka vënë në situatë që t’i sqarojnë shkaqet për atë.

“E dimë se edhe ne edhe ju çdoherë e kemi mbështetur zhvillimin e BE-së dhe përfshirjen e shteteve nga Ballkani Perëndimor. Në fund, arritët të gjeni zgjidhje, e di, nuk ishte lehtë të përballeni dhe ju përshëndes edhe ju edhe ekspertët të cilët punuan rreth kësaj çështjeje”, tha ambasadorja Vike.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev e dekoroi ambasadoren Vike me dekoratën “Kalorësi Madar”, për meritat e saja për përforcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve bullgaro-austriake, kumtoi shërbimi për shtyp i Radevit.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Radev theksoi se kjo dekoratë e lartë është reflektim i mirënjohjes së Bullgarisë për angazhimin e vet profesional dhe miqësinë e sinqertë ndaj Bullgarisë, si dhe se gjatë mandatit të saj ishin përforcuar marrëdhëniet bilaterale tregtare dhe ekonomike, si dhe kontaktet politike mes Austrisë dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button