Trumpi “privatizoi” 300 dokumente sekrete

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan se agjentët e FBI-së kanë sekuestruar treqind dokumente të klasifikuara në aksionin e kryer javë më parë në pushimoren e ish-presidentit Donald Trump në Florida, raporton Koha.net.

Arkivat kombëtare amerikane njoftuan se 150 prej dokumenteve konsideroheshin materiale të ndjeshme, çfarë e vërteton urgjencën e Departamentit të Drejtësisë për bastisur shtëpinë e ish-presidentit republikan. Stoku i parë i dokumenteve i sekuestruar në janar ishte bërë shkas pse agjentët e FBI-së kryen një aksion të madh në Mar-a-Lago këtë muaj në kërkim të materialeve të tjera.

Në total, Qeveria amerikane ka rikthyer më shumë se treqind dokumente të kategorizuara si të klasifikuara nga Trumpi pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në janarin e vitit të kaluar. Një tjetër grumbull dokumentesh sekrete i ishte dorëzuar Departamentit të Drejtësisë nga këshilltarët e Trumpit në qershor.

Vëllimet e mëparshme të paraportuara të materialit të ndjeshëm të gjetur në pronat e ish-presidentit në janar ndihmojnë për të shpjeguar se pse Departamenti i Drejtësisë u desh të vepronte urgjentisht në kërkim të dokumenteve tjera të klasifikuara që Trumpi mund t’i ketë marrë nga Shtëpia e Bardhë, shkruan “New York Times”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button