Maqedonas, malazias, serbë, boshnjakë dhe kroatë do të lansojnë satelit në hapësirë

Pesë organizata partnere nga Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia planifikojnë që, deri në fund të vitit, të lansojnë satelitin e parë të përbashkët nga ky rajon që do ta dërgojnë në hapësirë , shkruan shërbimi i radiodifuziv publik boshnjak BH TV. E gjithë kjo në saje të themelimit të Shoqatës Hapësinore të Evropës Juglindore, kurse plani është që India t’ia dhurojë shoqatës një satelit, për nder të kremtimit të 75 vjetorit të pavarësisë së saj, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Për këtë ide janë duke punuar Qendra për Edukim dhe Robotikë, Inovacione dhe Teknologji nga Mostari, Komiteti për Zhvillimin e Programit Hapësinor nga Novi Sadi, Montenegro Space Research nga Podgorica, Adriatic Aerospace Association nga Zagrebi dhe Qendra për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik NAVIA nga Shkupi.

“Të gjithë jemi shumë krenarë që e ndajmë kohën tonë dhe që kemi të njëjtin synim për të avancuar dhe zgjeruar programin hapësinor në të gjitha vendet e rajonit”, tha Anes Haxhiomeroviq nga Qendra për Arsim dhe Robotikë, Inovacione dhe Teknologji nga Mostari.

Nikola Perkoviq nga Montenegro Space Research thotë se nëse shpenzimet ndahen në pesë pjesë, ashtu që për shembull Mali i Zi fokusohet në zhvillimin e raketave, Kroacia në komunikim, Serbia në karburant etj., atëherë kjo është një mundësi ideale dhe mund të jetë një storje serioze.

Ndryshe, qëllimi kryesor i secilës nga pesë organizatat joqeveritare të rajonit është edukimi i të rinjve. Për momentin nuk kanë ndihmë prej institucioneve nga Ballkani, por shtojnë se teknologjia hapësinore është një fushë komplekse që kërkon burime të caktuara, të cilat arrihen më lehtë nëse veprojmë së bashku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button