Biber: Çështja e emrit me Greqinë nuk duhet të jetë pengës për bisedimet me BE

Për zgjerimin e mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian ekzistojnë dy problem. Njëri është se bie deponimi   i BE për zgjerim dhe e dyta është se nuk ka mënyrë për zgjidhjen e problemeve bilaterale, ka theksuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Qendrës për studime evropiane në Universitetin e Gracit, Florijan Biber.

Lidhur me mungesën e deponimit  për zgjerim në BE, Biber, thotë se një ditë kriza ekonomike do të kalojë dhe atëherë do ët ketë një atmosferë tjetër. Problemi tjetër sipas tij është se BE-ja ende nuk ka gjetur mënyrë se si ta zgjidh problemin mes Serbisë dhe Kosovës si deh problemin me Maqedoninë.

“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë për të ardhur deri te bisedimet duhet kompromis, por nuk shoh se Greqia tani është në gjendje të bëjë një hap të tillë. Në kohë krize nacionalistët i fitojnë zgjedhjet, kështu që Greqia nuk është në gjendje të bëjë kompromis”, thotë Florijan Biber.

Biber thekson se në kontekst të krizës ekonomike në BE është evidente tendenca për rënien e solidaritetit Brenda Bashkimit, gjë që ndikon në procesin e zgjerimit. Kjo sipas tij reflektohet ashtu që shumë vende të Ballkanit Perëndimorë e shfrytëzojnë këtë proces që të insistojnë në interesat  tyre.

“Shohim se si Greqia e ngadalëson Maqedoninë, ndërsa patëm edhe konflikt në mes Sllovenisë dhe Kroacisë, por patëm edhe konflikt mes Rumanisë dhe Serbisë. Shohim keqpërdorimin e fuqisë së një vendi anëtare të BE-së, ndaj një vendi që nuk është anëtare, për çka nuk ka ekuilibër”, thotë Biber.

Lajme të ngjashme

Back to top button