RMV, si punësohen nëpunësit administratën publike – auditorët shtetërorë analizuan, procedurat duhet të jenë më transparente

Enti Shtetëror për revizion e publikoi raportin e auditimit nga kontrolli i realizuar i TI për harmonizim me temën “Sistemi informativ për paraqitje, testim dhe punësim i Agjencisë për Administratë për realizimin e kompetencave gjatë punësimit në administratën publike”, shkruan Faktor, transmeton Portalb.mk.

Praktikisht u kërkua se si realizohet punësimi në Agjencinë e Administratës dhe u zbuluan gjetje interesante.

Auditorët kanë konstatuar se: “Agjencia nuk ka numër optimal të burimeve njerëzore për të kryer detyrat e punës në departamentin për TI dhe mbështetje, si dhe mungojnë një pjesë e procedurave për zbatimin e ndryshimeve në Bazën e Pyetjeve dhe “Kontrolli kokë më kokë”.

Me auditimin e realizuar të harmonizimit të TI-së për mënyrën dhe procedurat e realizimit të kompetencave gjatë punësimit në administratën publike, auditorët shtetërorë kanë vërtetuar

Duke qenë se e gjithë procedura kryhet duke përdorur një sistem informativ në Agjenci, është konstatuar se numri i punonjësve në Departamentin e TI-së dhe mbështetjes është i pamjaftueshëm.

  • Kjo situatë shkakton mbingarkesë të punonjësve ekzistues dhe vë në pikëpyetje kryerjen në kohë dhe me efikasitet të detyrave të punës.
  • Nuk është siguruar lokacion dytësor me pajisjet dhe softuerin e nevojshëm informativ për mbarëvajtje të procedurës në rast të ndërprerjes së sistemit informativ në lokacionin primar, ku do të vazhdonin procedurat dhe aktivitetet e Agjencisë; kjo situatë mund të shkaktojë ndërprerje në realizimin e aktiviteteve për shpalljen e shpalljes publike, mbajtjen e provimit dhe testimit të personalitetit të kandidatit;
  • Sa i përket aplikimit të praktikave më të mira për sigurinë e TI-së dhe sigurinë e të dhënave, ato aplikohen në një shkallë më të vogël dhe nuk janë të dokumentuara, përkatësisht nuk ka politikë apo procedurë të shkruar për zbatimin e tyre; Situata e vërtetuar është rezultat i numrit të vogël të punonjësve në fushën e TI-së, si dhe mungesës së formimit profesional për menaxhimin e sistemeve ekzistuese të informacionit.
  • Në vitet 2020 dhe 2021, gjatë aktiviteteve zgjedhore, punonjësit e Agjencisë i kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor për ndërprerjen e të gjitha procedurave për shpallje të punësimeve dhe procedurave për realizim të testeve të diturisë dhe testeve të personalitetit dhe intervistës; Mungesa e kontrollit të aplikacioneve për kufizim të plotë të qasjes në sistem mundëson përdorimin e sistemit në pjesën e përzgjedhjes administrative të kandidatëve të regjistruar, për shpalljet e publikuara para miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në RMV.

Janë konstatuar aktivitete të caktuara në sistem që kanë të bëjnë me shpallje publike tashmë të përfunduara për punësim para shpalljes së zgjedhjeve në vitin 2020 dhe 2021.

  • Nuk ka kufizim të qasjes në rrjet në kompjuterët në dhomën e provimit dhe në modulin dhe bazën e pyetjeve të provimit, me kohën e hyrjes, emrin e përdoruesit të punonjësit që ka realizuar qasje dhe veprimet që i ka kryera gjatë asaj qasjeje. N
  • Nuk ka procedurë të automatizuar për shkarkimin e bazës së pyetjeve për provimet në kompetencë të MSHIA, procedurë për përditësimin e ndryshimeve dhe gjurmë auditimi për kontrollin e kryer gjatë përditësimit të bazës së pyetjeve për provimet nga Agjencia e Administratës, prandaj ekziston rrezik për regjistrimin në kohë të ndryshimeve në bazën e të dhënave të pyetjeve që duhet të përputhen me ndryshimet aktuale në legjislacion dhe rrezikun e gabimeve gjatë shënimit manual të ndryshimeve. Për tejkalimin e situatave të lartpërmendura janë dhënë rekomandime për personat kompetentë në Agjencinë për Administratë. Ato bazohen në rezultatet e auditimit të realizuar, gjegjësisht janë në funksion të përmirësimit të zbatimit të kompetencave të Agjencisë.

Kjo rekomandohet për të siguruar vlerë të shtuar në drejtim të forcimit dhe krijimit të një sistemi më efikas dhe transparent për zbatimin e procedurave për dhënien e provimit, konfidencialitetin, dispozicionin dhe integritetin e të dhënave.

Auditimi i harmonizimit i mbuloi proceset që kanë të bëjnë me sistemin informativ dhe harmonizimin e tyre me ligjet, politikat dhe standardet e aplikuara në Agjencinë për publikimin e shpalljeve për punësimin e nëpunësve administrativë. Qëllimi i realizimit të auditimit të harmonizimit të sistemit informativ për paraqitje, aplikim dhe punësim në Agjencinë e Administratës për realizimin e kompetencave në punësim në administratën publike është t’i mundësojë auditorit të bindet me arsye se procedurat në lidhje me rregulloret ekzistuese ligjore, dokumentet strategjike dhe planifikuese janë të rregulluara plotësisht dhe nëse ato ofrojnë  kornizë ligjore të përshtatshme dhe të mjaftueshme për zbatimin e procedurave për punësimin e nëpunësve administrativë dhe nëse janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në të gjitha aspektet materiale.

Lëndë e auditimit ishin edhe procedurat për përzgjedhje të nëpunësve administrativë, për zbatimin e provimit për nëpunës administrativ dhe provimin për menaxhim administrativ në vitin 2020 dhe 2021.

Enti shtetëror për revizion, së fundmi ka publikuar një sërë raportesh, si ai që gjatë pandemisë së kovidit17 mijë persona humbën punën, ndërsa ishin dorëzuar 1.202 dorëheqje dhe 1.770 vende ishin mbyllurGjithashtu, revizioni kishte konstatuar keqpërdorime të ndryshme në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve financiare për masat anti-kovid, duke shkaktuar 23 milionë euro dëmtim të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut.

Enti Shtetëror për Revizion gjatë hulumtimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore, zbuloi parregullsi të ndryshme sidomos gjatë ndërtimit të rrugëve që kanë filluar para disa viteve dhe akoma nuk kanë mbaruar. Të dhëna më katastrofike janë për autostradën Kërçovë-Ohër, për të cilën janë marrë hua 684,7 milionë dollarë, janë tërhequr 382,6 milionë dollarë, çka ka sjellë shpenzime të ndryshme, deri në 38,6 milionë dollarë.

Gjithashtu në një raport tjetër të këtij institucioni për veprimtari radiodifuzive “Radiotelevizioni i Maqedonisë Shkup”, ka shfaqur mosbesim në vërtetësinë e këtyre raporteve dhe ka dhënë disa rekomandime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button