Ermira fton gratë të dalin për kafe në Kamjan

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti i ka ftuar të gjitha gratë që sot të marrin pjesë në hapjen e kafenesë në Kamjan për gra.  “Nesër të gjitha bashkë në kafe! Forca e femrës”,  shkruan Mehmeti në profilin e saj në Facebook.

Ngjarja do të fillojë në ora 13:30, ndërsa në hapjen solemne do të marrin pjesë Mary Jo Uohlers, bashkëshortja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Medina Sinani, Hazbi Idrizi, kryetar i Bogovinës, Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Një grant nga Nisma për Sipërmarrësi të Grave e ka ndihmuar znj. Medina Sinani të themelojë biznesin e ri. Kafeneja do të punësojë disa gra lokale dhe do të mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon.

Kjo kafene do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive të tyre me një hapësirë ekspozesë për produktet shtëpiake të bëra nga gratë lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button