Selimi: Do t’ia konfiskojë pasaportën Thaçit

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një takimi elektoral me banorët e fshatit Sferkë të Klinës, ka paralajmëruar se nëse ata vijnë në pushtet, do të ja konfiskojnë pasaportën kryeministrit të deritashëm, Hashim Thaçi, për të mos e lënë me të udhëtojë jashtë vendit me arsyetimin se sa herë ka udhëtuar për në Bruksel, ka sjell në Kosovë marrëveshje në favor të Serbisë.

“Ka ardhur koha që të fitojmë, është me se e nevojshme që VV-ja të qeverisë me vendin. Partia e deritashme që ka qeverisur i ka sjellë vetëm të këqija vendit. Sa herë që Hashim Thaçi ka fluturuar për në Bruksel, është kthyer me një marrëveshje në favor të Serbisë. Me Vetëvendosjen në qeverisje do t’i konfiskohet pasaporta Hashim Thaçit për të mos e lënë me të dal jashtë ngase nuk e meriton”, ka thënë Rexhep Selimi.

Sipas tij, është koha për ndryshime dhe e vetmja alternativë që mund të sjellë ndryshime është LVV-ja e jo partitë që kanë qeverisur deri tash pas luftës ngase janë fajtore për gjendjen e krijuar. Selimi ndër të tjera u ka thënë simpatizantëve të vet se Thaçi mund të ju kërkojë votat në emër të idealit dhe krahut të luftës, por mjafton ta pyetni atë se ku i la ai luftëtarët e lirisë, ata janë harruar.

“Ka ardhur koha që kryeministrit në largim t’i themi merri shokët e ik në shtëpi. Më 8 qershor do t’i japim fund keqqeverisjes për t’I hapur rrugë një qeverisje të mirë dhe ndryshimit të madh për të mirën e qytetareve dhe të vendit tonë me Vetëvendosjen”, u shpreh Selimi, i cili premtoi shtet ligjor ku të gjithë qytetarët do të trajtohen njëjtë Instituti slloven: Gjermania kërkon largimin e Hashim Thaçit nga skena politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button