(VIDEO) Vërshime në disa pjesë të Tetovës, ndërsa pjesa më e madhe e fshatit Llazhan është nën ujë

Disa pjesë të Tetovës javë vërshuar nga reshjet e dendura të shiut, duke shkaktuar probleme të ndryshme te qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Reshjet dhe stuhitë në orët e pasdites kanë shkaktuar dëme nëpër vendbanime të ndryshme, duke shkaktuar edhe vërshime nëpër objekte të ndryshme. Devijimet e kanalizimit, mbushja e shtëpive dhe garazheve me ujë, janë disa nga problemet që kanë shkaktuar reshjet e shiut.

Rruga nga Stadiumi i Qytetit deri te Kazerma është jofunksionale për shkak se është mbushur me ujë nga të dy anët. Probleme ka edhe në rrugën “114”, “121”, “141”, “Fushtanska”, “Ilinden”, “114”, “Mirce Acev”.

Qendra për Menaxhimin me Kriza raportoi që në Prilep, Dollnen, Krivogashtan e Manastir ka pasur edhe probleme më të mëdha, si në fshatrat Lazhan, Debreshtë dhe Zhitoshë.

Në raportimin e Qendrës theksohet se një pjesë e madhe e fshatit Lazhan është nën ujë, ujë i cili ka depërtuar nëpër shumë shtëpi. Raportohet që pas reshjeve të dendura të shiut, në Vinicë deri më tani rreth 30-40 objekte janë vërshuar nga reshjet.

Ndryshe, vetëm para dy muajve Komuna e Tetovës premtoi zgjidhje për mirëmbajtjen e kanalizimeve fekale dhe atmosferike që të mos ketë dëme të mëdha gjatë reshjeve. Megjithatë, ky shiu që bie sot po e demanton Komunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button