Dolën në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, ndeshje ku njëri ekip do të kualifikohet në garat evropiane

KF Ballkani nga Kosova dhe KF Shkupi nga Maqedonia e Veriut kanë nxjerrë në shitje sot biletat për ndeshjen e së enjtes, ndeshje ku këta dy ekipe do të përballen për të siguruar një vend në garat evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër ?? ?????? e cila do të zhvillohet të Enjten në Stadiumin “FADIL VOKRRI”. Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë.  Të mërkurën dhe të enjten biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë tek NEË BORN”, njoftojnë vendasit.

Çmimi i biletave në Kosovë do të jetë 1 euro në Lindje, Veri dhe Jug, në Perëndim do të jetë 3 euro, ndërsa në sektorin pjesën VIP do të jetë 10 euro. Ndërkohë, ekipi shkupjan ka njoftuar që çmimi i biletave do të jetë 300 denarë (~5 euro).

“Të dashur tifozë, ju njoftojmë që biletat për ndeshjen kundër F.C Ballkani prej nesër do të mund ti gjeni tek zyrat e klubit në Çarshi të Shkupit, apo ti rezervoni në kontakt tel: +389 71504678”, sqarojnë nga ekipi mysafir.

Ndryshe, kjo do të jetë ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy ekipeve. Në ndeshjen e parë shkupjanët humbën me rezultat 2-1 në Shkup. Ekipi që do të arrijë rezultatin më të mirë nga të dy ndeshjet do të kualifikohet përfundimisht në grupet e Conference League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button