Zgjohu reagon ndaj fjalës përmbyllëse të prokurores për rastin Monstra

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh shqetësim për zhvillimin e procesit gjyqësor në rastin Monstra që kulminoi me fjalën përmbyllëse të prokurores publike Geshkovska me plotë paragjykime dhe pa fakte.

Një prokurore publike që i shërben popullit dhe paguhet nga mjetet e qytetarëve nuk duhet ti lejoj vetës që të bën ndasi dhe të kërkon dënime maksimale duke mos e bazuar kërkesën në prova.

Të gjithë sëbashku patëm dënuar ashpër vrasjen e 5 njerëzve të pafajshëm në liqenin e Smillkovcit dhe sigurisht që mbështesim drejtësinë për viktimat dhe familjet e viktimave.

Por, ky proces që nga fillimi është përcjellë me parregullsi dhe deklarata të pamatura të zyrtarëve politik, ndërsa familjarët dhe të gjithë ne kërkojmë drejtësi duke i sjellë para drejtësisë fajtorët e vërtet. Askush nuk është fajtor deri sa nuk dëshmohet faji. Fajin e dëshmon prokuroria me dëshmi dhe jo me fjalë boshe që i ngjajnë qëndrimeve të zyrtarëve të policisë pas arrestimit të të dyshuarve.

Kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar, në veçanti OSBE, që të mbikëqyr prej së afërmi edhe përfundimin e procesit dhe të shpreh vlerësimin e vet për këtë gjykim në mënyrë publike.

Ftojmë Këshillin republikan të prokurorëve publik që të nis një iniciativë për ta vlerësuar punën e prokurores Geshkovska në rastin Monstra dhe ta shkarkojë atë nëse konstatohet përgjegjësia e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button