RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRrRE0 i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se pas mesnate do të rriten çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 do të rriten për 0,5 denarë/litër.  Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të  rriten për 1,5 denarë/litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,1 den/kg.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 93,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 90,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 51,686 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,485%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button