Kievi ndaloi tubimet për Ditën e Pavarësisë, alarm në të gjitha qytetet për shkak të sulmeve të mundshme ruse

Ukraina do të festojë 31 vjetorin e pavarësisë nga sundimi sovjetik të mërkurën, më 24 gusht, datë që shënon gjithashtu saktësisht gjashtë muaj nga pushtimi rus. Ngjarjet masive janë të ndaluara në Kiev nga sot deri të enjten për shkak të rrezikut të lartë të sulmeve me raketa ruse, ndërsa në qytetin verilindor të Kharkivit do të hyjë në fuqi ora e zgjatu policore prej nesër mbrëma e deri të enjten në mëngjes. Sirenave të sulmit ajror janë shtuar gjithashtu alarme zanore që tregojnë rreziqe kimike dhe bërthamore, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin e rregullt të mbrëmshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha: “Okupatorët nuk mund ta imagjinonin që edhe tani, pas gjashtë muajsh të një lufte kaq brutale, ne do të festonim pavarësinë tonë në vendin tonë dhe në kryeqytetin tonë. Tetëdhjetë ditë – pothuajse gjashtë muaj – shumica absolute e popullit tonë nuk ka asnjë dyshim se ne do të arrijmë fitoren e Ukrainës.”

Zelensky përsëriti paralajmërimin e tij se Rusia mund të planifikojë të bëjë diçka “të neveritshme” për të shënuar Ditën e 31-të të Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën. Ka raportime, thotë ai, se mbrojtësit ukrainas të kapur në qytetin e Mariupolit do të dalin në gjyq si “shfaqje absurde”. Nëse kjo vazhdon, thotë Zelensky, do të jetë shkelje e “të gjitha marrëveshjeve” dhe “të gjitha rregullave ndërkombëtare” dhe çdo negociatë me Rusinë do të jetë e pamundur.

“Nuk do të ketë më bisedime”, thotë ai.

Në Kiev gjatë fundjavës, mijëra njerëz vizituan një ekspozitë të tankeve ruse të shkatërruara në rrugën kryesore pranë sheshit Maidan.

Gjashtë muaj pas pushtimit rus, lufta ka arritur në një ngërç, me asnjërën palë që nuk ka arritur përfitime të rëndësishme ushtarake dhe pa asnjë perspektivë për përparim diplomatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button