Gjykimi për djegien e spitalit modular në Tetovë fillon me 6 shtator

Gjykimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë është caktuar për datën 6 shtator në ora 10 në sallën e gjykimeve numër 5, me gjykatës Jordan Velovski, kështu bëhet e ditur nga kalendari i gjykimeve në ueb-faqen e Gjykatës Themelore në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Data dhe gjyqtari u caktuan sipas sistemit AKMIS ku paraprakisht gjykata me 16 gusht njoftoi se është caktuar numri i lëndës- K450/22.

“Lidhur me lëndën për spitalin modular në Tetovë, pas aktakuzës së paraqitur nga Prokuroria Themelore  Tetovë me nr. KO 531/22 me të cilin F.B, dhe A.E akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V. për veprën e mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë, për vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, i caktohet gjyqtarit nga seksioni Penal me lëndën numër K450/22”, njoftoi Gjykata më 16 gusht.

Raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button