RMV, ndihma e garantuar minimale do të vazhdojë të paguhet nga tetori deri në mars, thonë nga MPPS

Pasi në disa media u shfaqën informacione se ka pasur ulje të shumës së mjeteve për përfituesit e ndihmës së garantuar minimale, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mohoi pretendimet e tilla dhe theksoi se kjo ndihmë paguhet vetëm në muajt kur është sezoni i ngrohjes, transmeton Portalb.mk.

Nga atje shtojnë se ulja e 1.000 denarëve të përmendur janë mjete që janë dedikuar për konsum të energjisë për shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar gjatë gjithë vitit, por vetëm në gjendje të jashtëzakonshme. Pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga Kuvendi, thekson MPPS, këto mjete paguhen në muajt e sezonit të ngrohjes, siç ishte para futjes së tij.

“Shtesa prej 1.000 denarë, për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të konsumit të energjisë për shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar, pagesa e së cilës vazhdoi edhe në muajt e tjerë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me vendim të Kuvendit të Republika e Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekretet e miratuara nga Qeveria ndaluan pagesën e kompensimit për përfituesit e NGM-së. E njëjta vazhdon të paguhet në muajt e sezonit të ngrohjes, si edhemë parë. Kjo lloj pagese, në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale, do të vazhdojë nga tetori deri në mars të këtij viti për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri”, thuhet në komunikatën nga MPPS.

Vendimet e tilla për veprim, shton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë marrë në përputhje me ligjin dhe për to është njoftuar opinioni përmes një komunikate të publikuar më 5 gusht të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button