Tetovë, festivali TIFF ndan çmimet për sivjet

More Raça me “Amel”, Lendita Zeqiraj me “Ballkoni” apo “Heroi” nga Luan Kryeziu janë disa prej të shpërblyerve në këtë festival.

Me ndarjen e çmimeve nga juria e Festivalit,në Tetovë, u mbyll edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA 2014.

Për disa ditë radhazi Tetova ka qenë në qendër të vëmendjes të adhuruesvë të filmit nga Maqedonia,rajoni por edhe nga jashtë nga shkaku se organizatorët kishin sjellur 21 shtete nga e gjithë bota, me filmat e tyre që të marrin pjesë në këtë festival.

Anëtarë të jurisë dhe njohës të mirë të kinematografisë kanë theksuar se ky festival ka përmbushur misionin e tij,për të sjellë në Tetovë emra të njohur të filmit, por edhe tituj të larmishëm të filmave që kanë begatuar këtë festival.
Juria e Festivalit TIFF ODA në përbërje Mario Kokotoviq-Kroaci – Kryetar i Jurisë, Julian Bejko – Shqipëri anëtar dhe Antonio Mitriqeski – Maqedoni – anëtar ndau nëntë çmime duke përzgjedhur në këtë mënyrë filmin më të mirë, regjinë, skenarin, montazhin etj.

-Çmimi për montazhin shkon për Nelli Guy për filmin LAST OF YOU me regji të Dan Sachar(Izrael)
-Çmimi për kinematografinë më të mirë shkon për Sofronis Sofroniou për filmin 5 WAYS TO DIE me regji të Daina Papadaki
-Çmimi për regjinë më të mirë shkon për filmin BALLKONI me regji të Lendita Zeqiraj(Kosovë)
-Çmimi për filmin mëtë mirë shkon për producentin Leszek Kopec e filmit MOTHER me regji të Lukasz Ostalski(Poloni)
-Çmimi special për promovimin e tolerancës,vlerave njerëzore që trajton problem të diskriminimit shkon për filmin VOLTI me regji të Antonio de Palo(Itali) dhe për filmin AMEL me regji të More Raça (Kosovë)
-Çmimi special i skenarit më të mirë shkon për skenaristin Vladimir Rozin për filmin LOST HOUSE me regji të Nikolay Kotyash(Rusi)
-Çmimi special i filmit më të mirë të animuar shkon për filmin PANDY me regji të Matus Vizar(Sllovaki)
-Çmimi i publikut shkon për filmin LOVE AT FIRST SIGHT me regji të Mark Playne (Spanjë)
-Bordi organizativ i TIFF ODA ndan çmimin e nderit, filmit të metrazhit të gjatë “Heroi” në regji të Luan Kryeziut

Ky manifestim u organizua nga produksioni i filmit dhe teatrit ODA i cili është themeluar në vitin 2004 dhe misioni i tyre ka qenë ngritja dhe promovimi i vlerave kulturore dhe ngritja e kreativitetit tek të rinjtë ku pas sukseseve në këto lëmi ata ndërmorrën edhe organizimin e Festivalit të Filmit që tashmë është bërë edhe tradicional./Kultplus

Lajme të ngjashme

Back to top button