Mariçiq: Klasteri “Vlerat themelore” është më domethënësi dhe më i rëndësishmi, “Tregu i brendshëm” më i gjeri

Çdo kapitull dhe çdo klaster ka peshën e vet dhe të gjithë kanë rëndësinë e tyre në integrimin e vendit në BE. Sigurisht më e rëndësishmja me peshën më të madhe, e vendosur nga vetë metodologjia e re e negociatave, është klasteri i Vlerave themelore, i cili është i pari që hapet, i fundit që mbyllet dhe mbetet i hapur gjatë gjithë negociatave, tha dje zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Alsat”, transmeton Portalb.mk.

Ai shpjegoi se deri më 15 shtator ministrive dhe institucioneve të tjera do t’u shpjegohet saktësisht roli i skriningut, i cili është një operacion formal dhe teknik i kryer nga Komisioni Evropian për përgatitjen e negociatave për anëtarësim. Paralelisht me skriningun duhet të punohet edhe për ndryshimet kushtetuese.

Mariçiq sqaroi se tashmë po punohet për finalizimin e strukturës negociuese me të gjitha aktet dhe emërimet e nevojshme dhe se ka shanse të mira për të komletuar ndryshimet kushtetuese.

“Mendoj se deri në fund të skriningut ka shumë mundësi që ndryshimet kushtetuese t’i përfundojmë me një pyetje të thjeshtë për çdo deputet, sepse kjo është një dilemë me të cilën do të përballet çdo deputet: a jeni pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE apo jo? Kjo është pyetja thelbësore që duhet të marrë përgjigje”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri theksoi se sipas Qeverisë, përmbajtja e ndryshimeve kushtetuese nuk është problematike, duke sqaruar se bëhet fjalë për diçka që tashmë e kemi në Kushtetutë dhe shtimi i edhe disa bashkësive, midis të cilëve edhe bullgare, nuk e shohin si problem thelbësor. Përkundrazi, sipas Mariçiqit, ajo vetëm mund të pasurojë Kushtetutën tonë dhe mjedisin tonë shoqëror.

“Që nga viti 1991, që nga pavarësia, ne kemi zgjedhur BE-në dhe NATO-n, tashmë jemi anëtare të NATO-s dhe rruga jonë drejt BE-së është e përcaktuar. Ne i kemi filluar negociatat, nëse do t’i vazhdojmë me sukses dhe do t’i përfundojmë ato varet vetëm nga ne. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që çdo deputet të marrë parasysh këtë kur merr vendim”, tha Mariçiq.

Ai shpjegoi edhe procesin e skriningut, i cili sipas kalendarit të paraqitur tashmë fillon më 15 shtator dhe në fund të këtij muaji do të prezantojë strukturën e negociatave.

“Pres që deri në fund të këtij muaji të prezantojmë strukturën e negociatave, pastaj në një periudhë intensive deri më 15 shtator do t’ua shpjegojmë të gjitha ministrive, të gjitha institucioneve saktësisht se cili është roli i tyre në skrining dhe nga 15 shtatori e tutje do të fillojmë.atë proces. Do të jetë shumë intensive, çdo kapitull do të zgjasë disa ditë në varësi të shtrirjes së tij. Do të jetë e rëndësishme që ne të gjithë t’i ndjekim me kujdes prezantimet dhe të marrim pjesë aktive në to sepse kjo do të jetë baza për prezantimin ose vendosjen e kritereve për hapjen dhe mbylljen e kapitujve në të ardhmen”, tha Mariçiq në intervistë.

Zëvendëskryeministri Mariçiq sqaron se procesi i shqyrtimit do të zhvillohet në dy faza dhe se ai fillon më 15 shtator dhe pritet të zgjasë deri në nëntor 2023.

“Pas përfundimit të skriningut shpjegues, vijon skriningu dypalësh, ku janë përfshirë jo vetëm Komisioni Evropian, ne dhe Shqipëria, por edhe vendet anëtare të BE-së. Të gjithë ata do të paraqesin pikëpamjet e tyre për harmonizimin tonë në të gjitha pjesët, në të gjitha klasterët dhe kapitujt. Ai proces është i rëndësishëm për administratën tonë sepse duhet të na japë një pasqyrë se ku jemi në përputhje me legjislacionin evropian, çfarë duhet të bëjmë akoma, por edhe si t’i zbatojmë ato rregulla më lehtë dhe më shpejt në praktikë”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri theksoi se krahas përgatitjeve për skriningun, po punohet paralelisht dhe pa probleme në përkthimin e legjislacionit evropian dhe se këtë vit pret të mbajë ritmin e vitit të kaluar, kur u përkthyen më shumë se 17 mijë faqe. 

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button