Në Ukrainë deri tani janë vrarë mbi 45.000 ushtarë rusë

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt e deri dje, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë eliminuar rreth 45.200 ushtarë rusë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

Siç raporton nga ukrinform.net, forcat ukrainase eliminuan gjithashtu 1.912 tanke ruse, 4.224 transportues të blinduar, 1.028 sisteme artilerie, 234 avionë, 197 helikopterë, 806 dronë operativo-taktikë pa pilotë, 190 raketa bredhëse dhe 15 anije luftarake.

Pasditen e djeshme në jug të Ukrainës, Forcat e Armatosura të Ukrainës zmbrapsën një sulm të fortë rus, gjatë të cilit armiku u tërhoq me humbje të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button