Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të ASH-së

Kryetari i partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, njofton Portalb.mk.

Sot pata takim me udhëheqësinë më ngushtë të Aleancës për Shqiptarëve, pas rezultateve të djeshme për Këshillin e Komunës së Tetovës. Rezultatet e Tetovës, janë jashtë çdo pritje tona. Unë si kryetar partie mbaj përgjegjësi dhe jap përgjegjësi të parevokueshme”, tha Sela.

Në lidhje me atë se kush pritet ta zëvendësojë atë, Sela tha se kjo është çështje që duhet ta zgjidh partia..

“Unë nuk e di se kush duhet të jetë, pasi që ajo është e drejtë e anëtarësisë së ASH-së dhe ajo është e drejtë e Asamblesë Qendrore për ushtrues detyre të zgjedh dhe nuk është e drejta ime”, tha Sela.

Në lidhje me koalicionin me Lëvizjen BESA, Sela tha se Aleanca për Shqiptarët ka ndihmuar që Bilall Kasami të bëhet kryetar, ndërkaq sipas tij, Lëvizja BESA ia ka kthyer me “gjueti” të simpatizantëve të tyre, duke i joshur me kontrata pune.

Ai tha që partia duhet t’i mbajë para përgjegjësisë ata që e kanë sabotuar procesin apo anëtarët e partisë që kanë punuar kundër Aleancës për Shqiptarët.

Përndryshe, pas mosmarrëveshjes me kryesinë e Partisë Demokratike Shqiptare për nevojat për reforma brenda partisë, Ziadin Sela me mbështetje brenda partisë, inicioi nga qyteti i tij i Strugës Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në mars 2015.

Më vonë në vitin 2015 Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare u regjistrua si parti politike me të njëjtin emër, e drejtuar nga Ziadin Sela.

Gjatë vitit 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi si emërtim zyrtar Aleancën për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button