Kosovë, 2 viktima dhe 224 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.191, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 224 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 269.685.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 942 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.961.666 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 867 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 263.109, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.191.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 7 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.246 doza të vaksinës. Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button