Kosova, miqësore me Argjentinën?

Kombëtarja e Kosovës në kërkim të ndeshjeve të luksit. Pas miqësoreve me Turqinë e Senagalin dhe atyre të parashikuara me Kanadanë dhe Panamanë, ekipi i Albert Bunjakit mund të përplasë brirët me një nga kombëtaret më të forta të botës. Bëht fjalë për Argjentinën.

Sipas faqes së internetit, “KosovaPress”, Argjentina, Zvicra dhe Meksika, janë tre opsionet e mundshme për t’u ndeshur me Kosovën, por kombëtarja Albiceleste mbetet më e mundshmja për të siguruar një përballje miqësore.

“KosovaPress” citon një burim brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, sipas të cilit Argjentina mbetet alternativa me e mundshme dhe është duke u punuar në këtë drejtim. Deri tani, kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar tre ndeshje miqësore.

Takimi i parë ndërkombëtar u luajt në datën 5 mars në Mitrovicë ku ekipi i Bunjakit barazoi 0-0 me Haitin, ndërsa kundër Turqisë dhe Senegalit Kosova humbi respektivisht 6-1 dhe 3-1.

Lajme të ngjashme

Back to top button