Pas publikimit të Meta.mk, inspektorët shkuan në deponinë e gipsit në Zgropolci të Velesit

Nuk ka tabelë me njoftim për rrezik, nuk është vendosur gardh mbrojtës rreth deponisë, nuk ka prani të personave në rrethinë, por ka qasje nëpër rrugës deri te pjesa e rrafshët e deponisë dhe janë vërejtur gjurmë të jashtëqitjeve të deleve dhe dhive në rrugën që çon deri në deponi. Këto janë vetëm disa prej të dhënave të theksuara në procesverbalin për zbatimin e inspektimit nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor (ISHMJ) të realizuar më 4 gusht të këtij viti, pas shkrimeve të Meta.mk për deponinë e harruar me gips në fshatin e Velesit Zgropolci, e cila është njëra prej pikave më të nxehta ekologjike në vend, njofton Portalb.mk.

“Deponia e fabrikës së dikurshme për mbeturina artificiale HIV Veles paraqet zonë të kontaminuar të ashtuquajtur “pikë të nxehtë” e cila është e zgjeruar në hapësirë prej 70.000km2. Ajo përmban fosforgips në sasi prej 3.700.000 tonë, e cila është mbeturinë e prodhuar nga mbeturinat artificiale. Fosforgipsi është me ngjyrë karakteristike të bardhë dhe e njëjta në këtë lokacion është deponuar në periudhë prej 1979 deri në vitin 2003 kur ka ndaluar me punë fabrika për përdorimin e lokacionit për deponimin e mbeturinave”, thuhet në procesverbalin që i është dorëzuar Meta.mk-së nga Inspektorati.

Mbeturina e gipsit është deponuar edhe në pjesën e pjerrët edhe të rrafshët, derisa qasja deri te pjesa e rrafshët e deponisë është nga rruga e vjetër Veles-Gradsko, ndërkaq rrethina e deponisë është kodrinore.

“Qasja deri te kodrinorja e deponisë është e rëndë, e pamundshme për inspektoratin, gjegjësisht kjo e bën lokacionin të rrezikshëm për inspektim dhe për atë është bërë kontroll nga afër është bërë në pjesën e rrafshët, ndërkaq në pjesën kodrinore është bërë prej më larg. Kjo është e kuptueshme për arsye se mbeturina në lokacion është deponuar nëpërmjet tubacionit nga fabrika HIV”, sqarojnë nga Inspektorati.

Në pjesën ku është kryer inspektimi është konstatuar se lokacioni është i pashenjëzuar, pa tabelë paralajmëruese me shenja për ekzistimin e zonës së kontaminuar me mbeturinë industriale. Gjithashtu, lokacioni nuk është rrethuar me gardh mbrojtës, por ekziston rrip i mirë i gjelbër me drunj gjetherënës dhe gjethembajtës, të cilët paraqesin tampon zonë.

“Rrethi i deponisë është i pabanueshëm, ndërkaq vendbanimi më i afërt është fshati Koçilar dhe është në largësi prej 1.5 km” konstatojnë nga Inspektorati.

Megjithatë, inspektorët kanë konstatuar se në rrugën që çon në pjesën e rrafshët të deponisë ka pasur gjurmë të bagëtive, që do të thotë se në afërsi të deponisë kalojnë barinjtë.

Në procesverbal është theksuar se në vendin e ngjarjes ka pasur të çara të vogla të trupit të deponisë, sipas të gjitha gjasave nga ndikimet atmosferike, por nuk ka informata më të detajuara për drejtimin e lëvizjes së ujërave atmosferik të cilët kalojnë nëpërmjet deponisë me gips.

Përveç gipsit, në mbeturina ka pasur edhe minerale tjera shoqëruese (kuarc, mikë dhe ngjashëm). Nga kontrolli, Inspektorati ka konstatuar se fosforgipsi i deponuar natyrshëm përmban radionuklid në përbërjen e saj, por nuk është bërë ekzaminim konkret në terren që të konstatohet sasia dhe ndikimi i radionuklidëve ndaj mjedisit jetësor.

LEXO: Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit e harruar nga autoritetet ndonëse është pikë e nxehtë ekologjike (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button