Incidenti në Gramsh, Ministri i Mbrojtjes: Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh, rasti po hetohet

Pas sulmit ndaj dy ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh, nga dy rusë dhe një ukrainas, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli në deklaratë për mediat ku tha tha se ata ishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim.

Ministri i Mbrojtjes tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se autoritet në Shqipëri po e trajtojnë me shumë vëmendje, pasi ato kanë reaguar dhunshëm ndaj ushtarëve, transmeton Top Channel.

Duke marrë parasysh dhunën në një zonë të ndaluar ushtarake, Peleshi tha se ‘kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh”.

Peleshi tha se nuk dihet nëse personat ishin blogerë apo jo, por përgjigjen do e japë në fund të hetimeve lidhur me rastin.

“Gjendja e ushtarakëve është e mirë, sot janë gati për të dalë. Po presim të zbardhet. Ajo që ka ndodhur dhe nga dëshmia e ushtarakëve. Tre shtetas të huaja u janë afruar ish-uzinës ushtarake të Gramshit. Nuk ka aktivitet si godinë. Një prej tyre ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme. Në këtë moment dy ushtarakët i kanë parandaluar. Shtetasi rus ka përdorur një spraj dhe pavarësisht lëndimit ushtarakët e kanë ndaluar. Janë ndaluar dy shtetasit e huaja. Më pas janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë. Çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do kemi një deklaratë për hetimet nuk mund të zbardh më tepër. Kanë qenë nën vëzhgim, ndaj dy ushtarakët tonë kanë reaguar menjëherë. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Nuk bëhet fjalë për një protestë të ligjshme, janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh”, tha Peleshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button